Ora News - Premtimi i Veliajt: 2019 do të jetë viti i investimeve për zonat rurale
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Viti 2019 do të jetë viti i investimeve për zonat rurale. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj e bëri këtë premtim pasi inspektimit të rehabilitimit të plotë të bllokut të banimit në rrugën e ?Osmëve? në Sauk.

"Është zona e Saukut të Vjetër, rruga e ?Osmëve?, familje të vjetra tironse, rreth 800-900 banorë të cilët e fillojnë vitin e ri mbarë dhe mbarë jo vetëm se ka një rrugë, por se ka një cilësi të re jetese. Është ndoshta nisja me këmbë të mbarë e vitit 2019, që në fakt do të jetë një vit i dedikuar periferive, zonave rurale dhe periurbane?, tha Veliaj.

Veliaj kërkoi prej banorëve të kësaj zone që të mirëmbajnë investimet.

"Ta mirëmbajmë këtë investim që të kemi mundësi si bashki dhe skuadrat tona të shkojnë në terrene të tjera ku ka nevojë shumë për ndërhyrje?, deklaroi Veliaj.

Ai ishte i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi vlerësoi se Bashkia e Tiranës është modeli më i mirë se sa e suksesshme mund të jetë një reformë nëse drejtohet nga njerëz që kanë vizion dhe marrin vendime shumë të mira për komunitetin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/premtimi-i-veliajt-2019-do-te-jete-viti-i-investimeve-zonat-rurale
Recommended