Ora News- Kandidatja për Ambasadore thotë se Danimarka mbështet integrimin, i kthehet Kodheli

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre emrat e përzgjedhur nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati si Ambasadorë në Malin e Zi, Danimarkë dhe Bullgari si dhe Ambasador jo rezident në Moldavi kanë zhvilluar seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ku nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike.

Elida Petoshati, kandidate për Ambasadore në Danimarkë garantoi se Danimarka mbështet procesin integrues, gjë që është kundërshtuar nga kryetarja e Komisionit, deputetja socialiste Mimi Kodheli.

Ajo tha se Danimarka ka qenë skeptike për proceset në Shqipëri.

Elida Petoshati: Ishte një vendimmarrje kolektive ku edhe Danimarka dha mbështetjen, pëlqimin, bashkë me vendet e tjera unanimisht që të nisin negociatat e anëtarsimit në qershor të vitit të ardhshëm.

Mimi Kodheli: Ka qenë një nga vendet skeptike lidhur me proceset integruese dhe hapjen e negociatave.

Sipas kandidates për Ambasadore në Danimarkë, së shpejti do të ketë një linjë ajrore mes vendit tonë dhe Danimarkës.

E vetmja përfaqësuese e opozitës në Komision, ish-Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e shfrytëzoi këtë moment për të thënë se as qershori i vitit që vjen nuk është data e hapjes së negociatave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kandidatja-ambasadore-thote-se-danimarka-mbeshtet-integrimin-i-kthehet-kodheli