Ora News - "Unë jam Teatri", kërkohen firma për peticionin kundër shembjes së godinës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aleanca për Teatrin ka nisur mbledhjen e firmave për një peticionin ku i kërkohet Presidentit Meta që të mos e kalojë ligjin për Teatrin pas miratimit të mazhorancës në Parlament.

Paralelisht me peticionin ka nisur edhe cikli i protestave nga shoqëria civile, e mbështetur edhe nga Partia Demokratike. Pjesë e kësaj inisiative janë dhe artistë.

Jorida Tabaku: Është shumë e trishtë që kemi ardhur në këtë moment. Por unë shoh shpresë, Teatri nuk është një çështje e vogël lokale por një çështje e madhe kombëtare, është pronë e kombit. Na takon të gjithë neve ta mbrojmë atë. U bëj thirrje të gjithë atyre që nuk kanë mundësi të vijnë këtu të votojnë peticionin online.I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vinë të firmosin peticionin. I bëj thirrje ndërgjegjes së çdo deputeti të majtë dhe të djathtë, të mos e votojnë. Një herë të vetme të mos votojnë për interesa politike dhe partiake.

Ora 19:00 është lënë si takim i përditshëm për të gjithë ata që duan të mbështesin kauzën për ndalimin e shembjes së Teatrit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/une-jam-teatri-kerkohen-firma-peticionin-kunder-shembjes-se-godines

Recommended