Rritja çmimit të ujit, protestë para bashkisë së Vlorës, qytetaret: Vendimi i beftë, nuk na pyeten

  • 6 years ago
Me një vendim të Këshillit Bashkiak të pak ditëve me parë, qytetarët e Vlorës do ta paguajnë me shtrenjtë çmimin e ujit të pijshëm. Nga 30 lekë që ishte, fatura e çdo muaji tani do të shkojë në 70 lekë për çdo m/3 ujë. Kjo rritje është rënduese për buxhetet e familjeve vlonjate, dhe për ta kundërshtuar atë, abonentët kanë zhvilluar një protestë para godinës së bashkisë.

Sipas tyre, instucioni nuk i ka pyetur ose informuar paraprakisht çka ka sjellë që vendimi të jetë tërësisht i papritur.

Vendimi i këshillit bashkiak do t?i kalohet Entit Rregullutar të Ujit në Vlorë, institucion ky që do të flasë fjalën e fundit në lidhje më këtë çështje.

Recommended