Peshkataret e Durresit ne greve, shkak rritja e cmimit te naftes (21 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
74 anijet e peshkimit në Durrës janë mbyllur në kalatën e portit detar. Në shenjë proteste për rritjen e çmimit të karburanteve. Nuk dihet dita se kur do të dalin në det. Sipas kryetarit të shoqatës së pronarëve të anijes së peshkimit, Besim Trokini, shihet si një grevë pasi çmimi i karburanteve është bërë i papërballueshëm. Deri vonë këto anije peshkimi fitonin nga një ligj ndërkombëtar i cili zbatohej në të gjitha portet botës.
Çmimi i naftës për përdorim vetjak ishte caktuar pa akciza. Prej 10 vitesh peshkatarët shqiptarë furnizoheshin në Itali dhe Greqi, por së fundmi portet italiane për të bllokuar kontrabandën e karburantit, kanë vënë një limit të sasisë së naftës prej 5000 litrash. Kjo sasi është pa interes për ta, ndaj nga qeveria shqiptare peshkatarët kërkojnë që dhe në Portin e Durrësit, të aplikohet i njëjti rregull si dhe në botë që nafta e peshkatarëve të jepet pa akcizë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended