Ora News- Shoferi i ministrit të Brendshëm, gjendet i vrarë me plumb në kokë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është gjetur i pajetë me plumb në kokë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, paraditen e së shtunës (30 Qershor 2018).

Viktima është Shkëlzen Qordja, 31 vjeç.

"Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç. Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave" thuhet në njoftimin e Gardës së Republikës të shpërndarë rreth orës 12:10 minuta të ditës së sotme.

Vrasje apo vetevrasje?

Viktima është gjetur në mjetin e Gardës, tip Hyundai i ulur në sediljen e shoferit dhe afër tij është gjetur arma e shërbimit. Policia thotë se viktima u gjet i mbyllur nga brenda.

"Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip ?MP5?, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin ?qitje breshëri?. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit" informoi policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar të orës 14: 35 minuta.

Hetimet

Në vendngjarje shkuan drejtues të policisë së Tiranës dhe të Policisë së Shtetit. Gjithashtu u shoqëruan për tu marrë në pyetje efektivët e Gardës të cilët gjetën trupin e pajetë të 31 vjeçarit.
"Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave" raportonte policia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjendet-i-vdekur-punonjesi-i-gardes-se-republikes
Recommended