Report Tv - Shkodër, përplasi një familje me 5 anëtarë, arrest me burg për të riun

  • 6 years ago
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg? për Kristian Vasën 25 vjeç, i cili është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi shkaktoi një aksident me vdekje në 2011, por i shpëtoi drejtësisë. Ky person ishte drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshirë në aksidentin e ndodhur me 24 qershor 2018 në fshatin Rrenc të njësisë Guri Zi. Në atë përplasje u përfshinë në total 7 persona, 5 nga familja Ndreka banues në Juban dhe 2 të tjerë në mjetin tjetër të drejtuar nga 25 vjeçari.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar për dhënien e masës së sigurisë prokuroria kërkoi ?arrest me burg? për drejtuesin e mjetit ndërsa pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese ndaj 25 vjeçarit. Në fund gjykata vendosi ?arrest me burg? për të. Aksidenti që ndodhi tek kthesa e Rrencit bëri që të plagosen 7 persona ndër të cilët fillimisht 3 në gjendje të rëndë dhe katër të tjerë jashtë rrezikut për jetën.

25 vjeçari po drejtonte një mjet Mercedes Benz me targë AA 195 MV kur është përplasur me mjetin tip Opel me targë AA 449 GE. Tek ky mjet ndodhej familja Ndreka të cilët mbetën të plagosur.

Ndër 5 anëtarët e kësaj familje dy prej tyre, shoferi Vitor Ndreka dhe vajza e tij L.Ndreka 17 vjeçe morën dëmtime të rënda. 17 vjeçarja u dërgua drejt Tiranës për mjekim të specializuar ndërsa Vitor Ndreka qëndroi fillimisht për mbi një orë i bllokuar në mjet derisa u arrit që të nxirret nga zjarrfikëset dhe policia bashkë me ndihmën e banorëve e kalimtarëve të rastit duke u transportuar më pas në spitalin rajonal të Shkodrës.

Recommended