Balla publikon foto të Bashës më vëllain e njerit prej 3 të kërkuarve të 3.4 milion eurove në Toyota

  • 6 years ago
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka publikuar prova, që implikojnë kreun e PD, Lulzim Basha, me sasinë rekord të 3.4 milionë eurove të bllokuara në Portin e Durrësit.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Balla nxori një foto nga foltorja e Kuvendit, ku Lulzim Basha ndodhej në krah të vëllait të njërit prej kushërinjve Vladi, që janë porositësit e 3.4 mln eurove dhe që ndodhen në kërkim nga policia.

Ja ku je me vëllain e njërit prej dy personave që porositën eurot, Vladi, në zyrë. Vëllai i mikut të Lulzimit në zyrën e Lulizmit, kjo tani i takon drejtësisë. Këtë provë do t?ia dorëzoj sot drejtësisë. Ky derdimen që e keni bërë kryetar partie është i paaftë, por edhe paaftë.

Recommended