Ora News- Kala Festival, 120 DJ të njohur performojnë në plazhet e jugut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është një festival ndërkombëtar i muzikës, por në Shqipëri organizohet për herë të parë.

Që prej datës 20 qershor, ritmet dhe energjia e ?Kala Festival? kanë pushtuar jugun e Shqipërsë.

Ky event, që ka udhëtuar në brigjet e Kroacisë dhe Greqisë para mbërritjes në vendin tonë, solli me vete mbi 1200 turistë, mes tyre shumë britanikë

Shqipërinë e vlerësojnë për natyrën e rrallë, për detin dhe malin.

Por jo vetëm për natyrën, përshtypje të mira ndajnë për mikëpritjen aq sa thonë se do të kthehen sërish me miq dhe të afërm.

Ndonse për vendasit jugu njihet për çmimet e kripura, të huajt i bëjnë krahasimet me vendet ku jetojnë dhe për xhepat e tyre Shqipëria është e lirë

Vera është në ditët e para të saj dhe Ministria e Mjedisit dhe Turizmit thotë se të tjera evente që do ta kthejnë Shqipërinë në një atraksion turistik.

Klosi: Shpresoj që në tre vjet ky festival të shkojë në 70 mijë turistë nga e gjithë Europa duke u shndërruar sic e ka emrin e madh festilvali Kala është i njohur në Europë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kala-festival-120-dj-te-njohur-performojne-ne-plazhet-e-jugut

Recommended