RTV Ora - Plazhet në Fier e Sarandë, shqetësim mushkonjat dhe mungesa e rojeve detare
  • 5 years ago
#rtvora

Mushkonjat janë shqetësimi kryesor i pushuesve në plazhet e Fierit. Mungesa e dezisektimit para sezonit ka bërë që këto insekte të shtohen ndjeshëm në këto zona bregdetare! Ndërkohë në të gjithë vijën bregdetare, nga veriu në jug, pushuesit ankohen për sigurinë në plazhe!

Pickimet nga mushkonjat janë kthyer në shqetësimin kryesor për pushuesit në plazhin e Semanit në Fier.

Ndryshe nga vitet e kaluara, dezinsektimi nuk është bërë në nisje të sezonit.

"Dezinsektimi nuk është bërë, ka shumë mushkonja"

"Shteti nuk ka marrë masa"

I ndodhur vetëm 18 km nga qyteti, Plazhi i Semanit mbetet një destinacion për pushime për fierakët.

Por kullat e vëzhgimit bosh i trembin.

Mungesa e vrojtuesve të licensuar, bën që më të rriturit të kthehen në roje për anëtarët e familjes.

"Prindërit rrinë ruajnë fëmijët"

"Gjithëkush të ruajë veten e vet"

Shqetësimi mbetet i njëjtë edhe më në jug.

"I ka organizuar bashkia por jo fort mirë"

Në Sarandë, një pjesë e plazheve private vijojnë të shkelin rregullat duke i mbajtur kullat e vrojtimit bosh.

Andi Ahmeti / trajinues Bayëatch: Ka nga ata që marrin roje detare, por roja detare bën shërbime të tjera.

Sezoni veror është tashmë në mes por siguria në plazh mbetet shqetësim thuajse në të gjithë bregdetin, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve për ndërmarrjen e masave të duhura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/plazhet-ne-fier-e-sarande-shqetesim-mushkonjat-dhe-mungesa-e-rojeve-detare

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended