Ora News - “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”, përurohet instalacioni në lulishten pranë Presidencës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çufoja dhe Bubi Kaçurrel, si dy personazhe shumë të dashur për fëmijët shqiptarë, vijnë të përjetësuar në një instalacion artistik të vendosur në lulishten para Presidencës. Kjo vepër artistike është ideuar nga Eljan Tanini, si dhuratë për fëmijët e kryeqytetit.

Dy personazhet që kanë shoqëruar fëmijërinë e shumë shqiptarëve, Çufoja dhe Bubi Kaçurrel, vijnë të përjetësuar përmes një instalacioni në 40 vjetorin e botimit të romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit Gaqo Bushaka.

Kjo vepër artistike është vendosur në lulishten para Presidencës si një mënyrë për të nxitur fëmijët të frekuentojnë këndin e lojërave aty pranë.

Në përurimin e saj, ideatori Eljan Tanini, ka thënë se shpreson që Çufoja dhe Bubi Kaçurrel të shërbejnë si një orgur i mirë për të afruar më shumë fëmijët me librin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cufoja-dhe-bubi-kacurrel-perurohet-instalacioni-ne-lulishten-prane-presidences

Recommended