Ora News - Të huajt “pushtojnë” Krujën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kalaja e Krujës mbetet një prej destinacioneve kryesore të turistëve të huaj që po vizitojnë Shqipërinë këtë sezon veror.

Ata që vijnë për herë të parë flasin me superlativa për bukuritë natyrore dhe mikpritjen që kanë gjetur në vendin tonë.

Turiste: "Jam nga Anglia dhe po vizitoj për herë të parë Shqipërinë. Çdo gjë duket fantastike."

Kalaja dhe Muzeu i Skënderbeut i nxisin turistët të mësojnë më shumë rreth historisë së Shqipërisë.

Turist: "Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe vizitoj këtë kështjellë që tregon historinë e heroit kombëtar të vendit tuaj, i cili mesa mësova është një burim frymëzimi. Shqipëria është një vend shumë i bukur."

Ndërsa ata që e kanë njohur Shqipërinë më parë, vlerësojnë ndryshimet që ka bërë vendi.

Turist: "Dimë diçka për të kaluarën tuaj. Po mund ta them se Shqipëria po avancon në çdo drejtim. Ju prisni të anëtarësoheni në BE në të ardhmen dhe kjo do ta ndryshojë akoma më shumë vendin tuaj."

Por ndërsa duket se mbizotërojnë turistët e huaj në Krujë nuk mungojë as vizitorët shqiptarë.

Turiste: "Vizituam muzeun dhe ishte shumë i bukur."

2018 është shpallur viti mbarëkombëtar i Skënderbeut, dhe drejtuesit e Muzeut në Krujë presin që kjo të sjellë deri 130 mijë vizitorë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-huajt-pushtojne-krujen

Recommended