Ora News - Berat, 60 fëmijë mes tyre dhe të komunitetit rom dhe egjiptian me çerdhe të re

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin nënvizoi dy anët e rëndësishme të këtij projekti

Romana Vlahutin: "Është shumë e rëndësishme që fëmijët qoftë nga e ashtuquajtura shumicë qoftë pakicë të jetë e përfshirë që në fazën e hershme të jetës së tyre. Ky është një objekt që do i shërbejë gjithë komunitetit. Jam shumë e lumtur që do i shërbejë dhe komunitetit rom e egjiptian. Që ata të mësojnë dhe luajnë si fëmijët e tjerë në Berat.

Me një vendim të 26 prillit, Këshilli Bashkiak i qytetit mundësoi heqjen e taksës së çerdhes për prindër të grupeve vulnerabël, përfshirë ato romë dhe egjiptianë. Ndërkohë rikonstruksioni i çerdhes u identifikua si prioritet nga banorët e lagjes dhe anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati: Me vjen mirë që kjo nuk është një çerdhe apo kopsht vetëm për fëmijët që i përkasin kësaj pakice, po këtu ka fëmijë dhe njerëz të cilët kanë kontribuar apo sjellin fëmijët e tyre këtu në çerdhe dhe kopsht, i përkasin të gjitha grupimeve të ndryshme, qoftë asaj që konsiderohet maxhorancë, qoftë dhe pakicës në rastin konkret, rome dhe egjiptiane. Që do të thotë se thelbi kryesor i mesazhit tonë, i punës tonë, ka të bëjë jo me selektimin, ka të bëjë me përfshirjen dhe zhvillimin.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/berat-60-femije-mes-tyre-dhe-te-komunitetit-rom-dhe-egjiptian-me-cerdhe-te-re

Recommended