Ora News - Rusia 'zbret' edhe në Pallatin e Kongreseve, "Liqeni i Mjellmave”me solistë të rinj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teatri i Operës dhe Baletit sjell ?Liqenin e Mjellmave? të Çajkovskit me dy solistë të rinj. Koreografja Enada Hoxha ua ka besuar rolin e fisnikut të dashuruar Anxhelo Muçollarit dhe Fatjon Litos, të cilët nga sot nisin një karrierë në linjën e parë të trupës së baletit.

Rusia është qendra e botës këto ditë me futbollin. Për Enada Hoxhën Rusia e Çajkovskit është këtu, në Pallatin e Kongreseve, të shtunë e të diel. Baletmaestër dhe njëherësh koregrafe e ?Liqenit të Mjellmave?, ajo duhet të ndjekë funksionin e gjithçkaje teknike në skenë.

Enada Hoxha: Kjo është e pashmangshme, duke qenë një vepër e jotja do të doja që gjithmonë të jem kuruese në detaj të gjërave duke nisur nga skenografia dhe më pas me anën e ndriçimit. Është si nëna për fëmijën që kujdeset deri në fund. Unë do ti qëndroj në kokë veprës derisa ajo të finalizohet.

Enada ka qenë soliste absolute e trupës së baletit prej moshës 18-vjeçare e për gati 15 vjet me radhë.

Sot ajo dhe partneri i saj në jetë dhe në skenë Gerd Vaso tërhiqen për t?ua lënë vendin dy solitëve të rinj, të sapozgjedhur solistë të parë të Teatrit të Operës dhe Baletit Anxhelo Muçollari e Fatjon Lito.

Fatjon Lito: Ndoshta është shumë e lehtë për ta fituar këtë lloj pozicioni dhe shumë e vështirë për ta mbajtur. Duhet të derdhësh çdo ditë djersë dhe duhet të punosh me një dëshirë dhe me një pasion.

Anxhelo Muçollari: Besoj se sa të jetë mundësia fizike, shpirtërore dhe ego. Por mendoj se shpirti nuk do të vdesë kurrë, vetëm mundësia fizike do të jetë limiti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rusia-zbret-edhe-ne-pallatin-e-kongreseve-liqeni-i-mjellmaveme-soliste-te-rinj

Recommended