Ermal Meta koncert ne Pallatin e Kongreseve
- 5 years ago
Ermal Meta është rikthyer sërish në Tirane. Këtë herë ai do të performojë në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar dhe nga një grup instrumentistësh nga Genova.
Disa orë përpara koncertit, ai është pritur në një takim nga kryebashkiaku Veliaj me të cilin mbolli edhe një pemë.
"Jam shumë i lumtur që i gjithë koncerti është ?sold out?, një nga më të mëdhatë në Pallatin e Kongreseve të turit të Ermalit me GnuQuartet, një grup fantastik nga Xhenova. Jam entuziast për faktin se sapo mbaruam Samitin e Diasporës dhe kur flasim për ambasadorë të Shqipërisë dhe për njerëz që na bëjnë të ndihemi krenarë, unë besoj se Ermali është shembulli dhe produkti më dinjitoz shqiptaro-italian. Jam shumë i lumtur që je kthyer në shtëpi dhe mezi pres ta bësh rrugë dhe të vish më shpesh".
Rikthimi në Shqipëri çdoherë, sipas artistit, i jep atij emocione.
"Kjo është shtëpia ime, është Shqipëria, edhe kthehem gjithmonë me shumë emocione. Faleminderit shumë! Qyteti më duket jashtë mase i bukur, më pëlqen ndjenja që gjej rreth e rrotull, e kjo është mbi të gjitha për punën e mrekullueshme që ka bërë Erioni në këtë qytet".
Në koncertin e të hënës do të bëhen bashkë një sërë instrumentesh muzikore si violë, violinë, violinçel dhe flaut.
Tv Klan