Report TV - Dy orë koncert, Olen Cezari elektrizon Pallatin e Kongreseve

  • 7 years ago
Olen Cezari ka elektrizuar Pallatin e Kongreseve me koncertin e tij këtë të mërkurë. Duke interpretuar muzikë nga të gjithë popujt e botës, me një dialog bashkëbisedimi të ngrohtë me publikun, violinisti virtuoz ka rrëmbyer zemrat e të gjithë të pranishmëve.

Pallati i Kongreseve i tejmbushur si rrallëherë ka ushtuar nga duartrokitjet dhe ovacionet. Shkëlqim të veçantë i dha koncerti edhe sopranoja e shquar Inva Mula, e cila interpretoi nën tingujt e violinës së tij disa arie të njohura popullore.

Recommended