Rihapja e dosjes së vrasjes së Hajdarit? Izet Haxhia paraqitet para gjykatës, shtyhet seanca

  • 6 years ago
TIRANE-Në datë 21 qershor do të vendoset nëse do të rihapet dosja e vrasjes së Azem Hajdarit, pas kërkesës së Izet Haxhisë, i cili u ekstradua rreth një muaj më parë nga Turqia. Haxhia ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit 1998, ngjarje për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor.

Ashtu si në seancën e kaluar edhe sot, Izet Haxhia ka kërkuar që të pranohet kërkesa e tij për ballafaqim me Sali Berishën në gjyq, ndërsa e ka akuzuar prokurorin Petrit Bica, si shërbëtor të Berishës.

Prokurori që është në sallë është shërbëtor i Berishës. Unë duhet të isha ekstraduar që në kohen e Aldo Bares se ndoqëm të njëjtën rrugë në gjyqe. Ekstradimi im nuk u krye se nuk i interesonte Berishës.

Izet Haxhia
Në fund gjykata vendosi që të shtyjë seancën me arsyetimin e mbërritjes nga arkivi të dosjes hetimore të hetuar Izet Haxhisë. Në seancën e kaluar avokati i Haxhisë Bashkim Nikolla paraqiti një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Hajdarit, ku sipas tij Haxhia nuk është përmendur asnjëherë.

Recommended