Ora News - Debati për Teatrin, artistët përballë opozitë në komision, mazhoranca nuk merr pjesë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rezistenca për Teatrin Kombëtar po izolohet ndërsa kërcënimi politik për shembjen e tij po bëhet më real se kurrë. E majta po imponohet me të gjitha mënyrat, bojkoti është një mëyrë. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nuk ka ardhur sot në seancë dëgjimorë në komisionin për edukimin dhe mjetet e informimit publik dhe deputetët e majtë e kanë bojkotuar.

Robert Ndrenika: Që mos pjesëmarrja e tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut por duhet të fillojë luftë se nuk e kuptoj ketë.

Albana Vokshi: Është vjedhje e pronës publike, Teatri është vetëm preteksi, por arsye e vërtetë është tjetërsimi i dhjetra-mijëra tokë për t'iu dhënë për përfitime një privati i lidhur me qeverinë.

Florion Mima: Mund të shkojë deri në 1 mld euro vlera e atij ishulli që do groposë teatrin.

Kështu një përfaqësi aristësh nga aleanca për mbrojtjen e teatrit u gjend sërish vetëm përballë deputetëve të opozitës me kërkesën që projektligji i shpallur këto ditë nga qeveria që lejon ndërtimin në zonën e teatrit të mos kalojë në kuvend.

"Pr/ligji është propozuar pa marrë në konsideratë opinionin tonë si komunitet për zgjedhjen e mundshme dhe të pritshme për teatrin kombëtar dhe teatrin eksperimental"

"Pse projekti i ndërtimit të teatrit të ri i janë bashkangjitur kullat? Çpunë kanë kullat?! "

Deputetët kanë argumentuar se ky projektligj është një shkelje e rëndë antikushtetuese që synon tjetërsimin e pronës publike, por që nuk mund të apelohet dhe rrëzhohet në rrethanat që Shqipëria nuk ka një gjykatë kushtetuese.

Mbetet rezistenca qytetare përkrah artistëve të cilët kanë vendosur të protestojnë dhe mbrojnë objektin për çdo ditë duke filluar nga kjo e premte.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/debati-teatrin-artistet-perballe-opozite-ne-komision-mazhoranca-nuk-merr-pjese
Recommended