Ora News - Bie në rrjetat e peshkatarëve breshka e rrallë në Orikum

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një breshkë rreth 40 vjeçare ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit në Vlorë. Bëhet fjalë për një breshkë të llojit Kareta-Kareta me një peshë rreth 40 kg, shume e rrallë për ujrat tona. Fatmirësisht breshka nuk ka pasur asnjë lloj dëmtimi, ndërsa ka ngjallur mjaft interes, për vetë faktin se një specie e tillë, shuë rrallë ndeshet në ujrat e Adriatikut dhe Jonit.

Peshkatari Sherif Durmishi shprehet se kjo breshkë është rreth 40 vjeçare,ndërsa pritet mbërritja e specialistëve të zonave të mbrojtura për ta matrikulluar dhe lëshuar sërish në det.

Kohet e fundit specie që rrallë shihen në ujrat tona, janë kapur dhe kanë rënë në rrjetat e peshkatarëve, fakt ky që lidhet me ngrohjen e ujrave, por edhe moratoriumi ka ndikuar. Sepicet që janë kapur rradhiten nga breshkat deri tek peshkaqenët e llojeve të ndryshme. Ndërkohë një problem serioz mbetet kryesisht gjuajta me dinamit, ku kërkohet ndërhyrja e organeve kompetente.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bie-ne-rrjetat-e-peshkatareve-breshka-e-rralle-ne-orikum

Recommended