Ora News - Gjyshërit kërkojnë ndihmë për rritjen e 6 fëmijëve jetimë: Djali e kërkoi vetë burgun!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjarët e Çlirim Shahollit, autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij, Ardiana, dënojnë ashpër veprimin dhe sjelljen e të birit të tyre.

Babai i autorit, Zaim Shaholli tregon për Ora News se djali i tij nuk ishte një kryefamiljar i denjë dhe meriton të dënohet nga drejtësia me dënim maksimal.

Ai pranoi se djali i tij nuk punonte dhe pinte alkool, si dhe kishin përplasje dhe konflikte me bashkëshorten, e cila punonte në një rrobaqepësi.

Zaim Shaholli: "Ai e kërkoi vetë burgun. Nuk punonte, se po të punonte nuk do të ishte katandisur kështu. Nuk punonte se nuk i donte qejfi, nuk ka punë këtu, nuk ka punë atje. Edhe pinte, edhe duhan konsumonte dhe budallallëqe bënte. Nuk e mendoja këtë, se kishte sherre të vogla dhe mund ti mbyllnim brenda për brenda por ky sherr nuk mbyllej."

Zaimi thotë se familja e ka braktisur Çlirimin dhe gjashtë fëmijët e mbetur jetim tashmë do të jenë përgjegjësia e tij dhe e bashkëshortes, të cilët jetojnë me pencionin e tyre. Dy të moshuarit, gjyshër të gjashtë fëmijëve të mbetur jetim, bëjnë apel të ndihmohen ekonomikisht pasi nuk e përballojnë dot jetesën e vështirë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjysherit-kerkojne-ndihme-rritjen-e-6-femijeve-jetime-djali-e-kerkoi-vete-burgun

Recommended