Ora News - Prindërit që shfrytëzojnë ekonomikisht fëmijët e tyre rrezikojnë burgun

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Mbrojtjes Sociale përmes grupeve të punës në terren do të identifikojë fëmijët që shfrytëzohen për arsye ekonomike dhe do të kallëzojë penalisht prindërit. Vetëm në një vit janë identifikuar 1650 fëmijë në situatë risku.

Nëse prindërit nxjerrin fëmijët e tyre për shfrytëzim do të kallëzohen penalisht nga shërbimet sociale, duke rrezikuar dhe burgun.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasriliu, në prani të drejtuesve të programit Romacted të Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës deklaroi se nuk do të këtë tolerancë ndaj prindërve dhunues dhe shfytëzues, ndërsa prezantoi dhe politikat sociale pë të ndihmuar familjet në nevojë.

Manastirliu: Gjatë vitit 2017 nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve janë menaxhuar 1650 fëmijë në situatë risku, nga të cilët, 387 fëmijë u identifikuan të shfrytëzuar ekonomikisht dhe në situatë rruge, ku fëmijët e komunitetit rom janë më të ekspozuarit ndaj këtij fenomeni. Ndaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë nismën për identifikimin dhe ndihmën e menjëherëshme për fëmijët e shfrytëzuar, për të frenuar punën e fëmijëve.

Grupe pune do të jenë në terren për identifikimin e fëmijëve që shfrytëzohen ekonomikisht. Të miturit do të marrin ndihmën e menjëhershme dhe familjarët do të kënë alternativë punësimi.

Zv/Drejtoresha e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Bashkimin Europian, znj. Katarina Mathernova tha se Shqipëria ka bërë përpjkeje pozitive në fushën e legjislacionit, në përputhje me standartet dhe konventat ndërkombëtare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prinderit-qe-shfrytezojne-ekonomikisht-femijet-e-tyre-rrezikojne-burgun

Recommended