Ora News - Peleshi: Kemi shumë nevoja dhe pak mundësi, ndaj duhet të jemi inteligjentë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarët e bashkive të Shqipërisë dhe Danimarkës u bënë bashkë në Tiranë për të shkëmbyer eksperiencat e tyre. Kryetarët dhanë shembuj se si zgjidhjet inteligjente mund të lehtësojnë përditshmërinë e qytetarëve, duke theksuar se evitojnë edhe korrupsionin.

Synimi për të përqafuar ide inovative për një qytet në shërbim të qytetarëve ka bërë bashkë kryetarët e disa bashkive të Shqipërisë por edhe Danimarkës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, listoi disa prej projekteve që kanë lehtësuar përditshmërinë e qytetarëve.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë Shkodër tha se idetë inovative evitojnë korrupsionin.

Veliaj: Ambicia jonë është që deri në vitin 2030 ne të kapim Kopenhagenin, pra 50% e udhëtimeve në Tiranë të ndodhin me biçikletë. Sot jemi në nivelin 6%. Para një viti ishim 3%.

Ademi: Një ndër çështjet që ne adresojmë është korrupsioni në Shqipëri. Unë mendoj që ato përgjigjet që japin, zgjidhje nuk marrin, janë një instrument shumë i mirë për të luftuar korrupsionin që ekziston dhe për të bërë të mundur që pushteti të shkojë tek njerëzit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/peleshi-kemi-shume-nevoja-dhe-pak-mundesi-ndaj-duhet-te-jemi-inteligjente

Recommended