Ndikimi i tërmetit në turizëm, Vathi: Qeveria duhet të marrë masa! Shengeni Ballkanik mundësi e artë

  • 4 years ago
Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë gjurmë të mëdha në vitin 2019, dhe që pritet ta shoqërojnë vendin edhe për një periudhë 3 ose 4 vjeçare. Një nga sektorët që u ndikua më së shumti ishte edhe industria e turizmit pasi pati anulime fluturimesh për shkak të situatës së krijuar. Por për operatorin turistik Besnik Vathi ndikimi në muajin dhjetor është shumë më i vogël, krahasuar me pasojat që mund të ketë vendi nëse nuk merren masat e nevojshme.

?Pasoja e parë, dhjetori them, nuk pati rëndësi, pasi muaji dhjetor është i parëndësishëm, ndërsa pasojat që do të ketë në sezonin e ardhshëm gjithnjë nëse nuk do të merren masa nga qeveria pasojat do të jenë shumë të mëdha në turizmin shqiptar. Pasojat më të mëdha janë edhe në Durrësin si destinacion por edhe në imazhin e vendit në përgjithësi?, u shpreh për Report TV, operatori turistik Besnik Vathi.

Recommended