Ora News - Zbardhet atentati ndaj një personi në Lezhë, arrestohet 57-vjeçari

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Kurbinit ka zbardhur dy ngjarjet që kanë ndodhur rreth një vit më parë, ku shtetasit N.K. i është bërë antentat duke e plagosur me armë zjarri si dhe makinës së tij i është vendosur lëndë eksplozive.

Në pranga është vënë Fran Gjoka, 57 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë.

"57-vjeçari me datë 18.07.2017 i ka vendosur lëndë plasëse eksplozive mjetit të shtetasit N.K dhe me datë 17.08.2017 ku po ndaj këtij shtetasi është bërë atentat me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur", sqaron policia.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Vrasje me paramendim' mbetur në tentativë" dhe " Shkatërrim prone me eksploziv" kryer në bashkëpunim " parashikuar nga nenet 78-22-25 të Kodit Penal dhe 152 të Kodit Penal.

Atentati i lidhur me një ngjarje të ndodhur në 1997

Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit duke mbetur të vrarë 2 shtetas dhe plagosur shtetasi Fran Gjoka dhe një shtetas tjetër. Për këtë ngjarje është dënuar shtetasi N.K. për veprat penale " Vrasje me dashje" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Arrestohen dy persona që pajisën me kartë telefonin Fran Gjoka

Po në lidhje me këtë operacion, janë ndaluar edhe shtetaset :

- A.I. 23 vjeçe, banuese në Vlorë

- I.K. 20 vjeçe, banuese në Vlorë

Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Fallsifikimi i dokumentave" dhe "Shitja e paautorizuar e kartave SIM" parashikuar nga nenet 186/2 dhe 293/d të Kodit Penal pasi këto shtetase kanë fallsifikuar dokumentat duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, shtetasin Fran Gjoka dhe ekzekutorin.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore.

Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale është sekuestruar mjeti tip BMË X5 në pronësi të shtetasit Fran Gjoka.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zbardhet-atentati-ndaj-nje-personi-ne-lezhe-arrestohet-57-vjecari

Recommended