Elbasan, arrestohen dy persona, falsifikonin dokumente dhe dërgonin shqiptarë në Angli

  • 6 years ago
Një tjetër bandë kriminale klandestinësh është goditur në vend. Pas Fierit dhe Tiranës, banda e tretë është goditur në Elbasan, ku janë arrestuar dy 'kokat' e trafikut, të cilët merrnin 10-16 mijë euro për dërgimin e shqiptarëve në Angli dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Në pranga kanë rënë shtetasit Musa Rama, 60 vjeç, lindur në Librazhd, dhe banues në Tiranë, dhe Arben Hako, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.1, Durrës, të dy të dënuar më parë. Këta persona kryenin aktivitetin kriminal prej disa kohësh në territorin e Shqipërisë, ku dërgonin ilegalisht shqiptarë në Angli e BE, duke falsifikuar dokumentet, por edhe përmes formave e metodave të tjera.

Nga kontrolli në banesat e këtyre shtetasve, janë sekuestruar një automjet, shtatë telefona celularë, 14 pasaporta biometrike, 80 dokumente në gjuhën shqipe dhe gjermane, 35 certifikata personale e familjare, 13 certifikate shkolle e trajnimesh dhe 850 euro.

Recommended