Ora News - Minatorët protestë para kryeministrisë për statusin, Ministria i kërkon të bien dakord
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Minatorët protestuan përpara kryeministrisë, për të kërkuar miratimin e statustit të tyre; një draft që është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë bashkë me grupet e interesit në 2017, por i pamiratuar ende nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet.

Në propozimet e tyre kërkohet rritja e masës së pensionit në 30 mijë lekë në muaj, nga 16 mijë lekë që është ai aktual. Me prioritet, në draft konsiderohen katergotitë e dalë në pension para viteve 2000. Gjithashtu kërkohet kontrolle shëndetësore peridioke falas dy herë në vit, si dhe prioritet në politikat sociale sic është e strehimit.

Në protestën e tyre, minatorët parashtruan disa kërkesa.

Minatorë: ?Mora majin 150 mijë lekë. Të ushqej veten apo të mbaj familjen.?

?Të gjithë minatorët janë të vdekur. Të gjithë ata që janë këtu janë 1 këmbë në varr, 1 mbi varr. Statusi i minatorit i takon të jepet të gjithë ata punëtorëve që kanë punuar nën tokë. Të marë oficeri që hante pilaf maleve 500 mijë edhe minatori që hynte në dhe, dilte apo nuk dilte i gjallë sa i thoshim shokëve, Të dalim shëndoshë, e marrim 150-170 mijë lekë. Turp i botës. Në kohën e Enverit merrte 7200 lekë pension. ?

?Ja si jam bërë nga duart. Të punosh në minierë, sa ilace kam lënë. Nuk haja vetë e ia coja doktoreshës, ajo u mundua po nuk mi shëroi dot. Nga lagështia, uji, nëntoka.?

Ata thonë se janë siguruar me pagë minimale çka pensioni i tyre nuk i kalon 20 mijë lekë të reja në muaj.

Policia nuk kishe miratuar lejen për zhvillimin e protestës. Organizatorët e saj sindikalistët Taf Koleci dhe Kol Nikolla u shoqëruan nga efektivët e komisariatit nr 1 të policisë për shkak të tubimit të paligjshëm.

Sindikatat e miranorëve, punonjësëve të tokës janë të ndarë. Një pjesë e tyre u bashkua në këtë aksion, të tjerëve u bë thirrje të jenë të martën në orën 10 në protestën e ardhshme, ku minatorët nuk përjashtojnë mundësinë e grevës së urisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/minatoret-proteste-para-kryeministris
Recommended