Krujë, 81-vjeçari Leka jeton në kushte skandaloze: Kërkoj të më njihen vitet e punës në minierë

  • 6 years ago
I rrënuar nga burgu i komunizmit, por edhe më një moshë të thyer, sot jeton pa asnjë mbështetje 81-vjeçari Ramazan Leka nga fshati Borizanë i Krujës. Në komunizëm Ramazani ishte dënuar me 27 vite burg, ndërsa vitet e tij të jetës i ka kaluar sa në një minierë në tjetrën, ku për të kanë qenë një ferr i vërtet.

Por edhe demokracia për 81-vjeçarin nuk ka sjella asnjë ndryshim, pasi ferri mbi tokë vijon te jetë akoma për të. Me vetëm 5 mijë lekë në muaj Ramazan Leka, nuk ka as bukë të hajë e për sëmundjet e moshës ai përballet vetëm me shërimin nga zoti, pasi ilaçet nuk ka se me çfarë ti blejë

81 vjeçari ankesën e tij për zgjidhjen e problemit social që ai ka drejtuar edhe kryeministrit dhe avokatit të popullit, por pavarësisht urdhrave që janë dhënë problem i Ramazanit akoma nuk ka gjetur zgjidhje.

Recommended