Report TV - Njihen vitet e punës në Maqedoni Klosi-Spasov:Rritet punësimi sezonal

  • 8 years ago
Të gjithë shqiptarët që punojnë në Maqedoni do t?ju njihen vitet e punës.

Ministria e Mirëqenies Sociale ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Punës në Maqedoni, për njohjen e kontributeve.

Ministri Blendi Klosi tregoi përfitimet që do të kenë qytetarët shqiptarë që punojnë në Maqedoni.

Ndërsa ministri maqedonas Dime Spasov, tha se falë marrëveshjes, pritet të rritet numri i të punësuarve sezonalë.

Nga ky memorandum pritet të përfitojnë më shumë se 10 mijë shqiptarë.

Dy ministrat vizituan edhe një nga zyrat e punës në kryeqytet.

Recommended