Ora News - "Dolce terra mia", Ermal Meta: Nëse do rilindja, do zgjidhja sërish Shqipërinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
24 vite pas emigrimit, këngëtari me origjinë nga Fieri, Ermal Meta, erdhi në një rrëfim të veçantë për publikun shqiptar rreth historisë së tij, nga largimi prej Shqipërisë, integrimi në shoqërinë italiane dhe muzikën.

"E kam kaluar detin Jon jo mbi traget por mbi nota?" u shpreh ai gjatë bashkëbisedimit me studentët shqiptarë dhe italianë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

24 vite janë shumë si kohë fizike, por jo aq sa për ti shkulur nga zemra dashurinë për atdheun, gjuhën dhe traditat shqiptare.

Këtë e tregoi më së miri edhe fakti se pothuajse gjatë gjithë kohës, Ermal Meta, foli shqip dhe shqipe të pastër.

Ermal Meta: Shqipëria më mungon çdo ditë, nga ana e gjuhës, zakoneve, ndjenjave. Dje kur erdha këtu më duket vetja si i dehur sepse fakti që dëgjoja gjithandej gjuhën time më dukej diçka e veçantë.Në të vërtet është shumë normale, gjëja e veçantë është atje, gjuhën time nuk e dëgjoj kurrë.Me sa e kuptoni e kam humbur dhe pak praktikën, e humbet praktikën e gjuhës por jo praktikën e zemrës.Atë nuk e humbet ndonjëherë.

Atdheun dhe vendin ku lind nuk e zgjedh dot askush, por nëse do ndodhte këngëtari thotë se do t6ë zgjidhte Shqipërinë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dolce-terra-mia-ermal-meta-nese-do-rilindja-do-zgjidhja-serish-shqiperine

Recommended