Shpallen fituesit e “Tirana Art Fest”/Veliaj: Qyteti ynë më i ri i talentuar

  • 6 years ago
Finalja e edicionit të tretë të ?Tirana Art Fest? ishte një mbrëmje magjike për të gjithë nxënësit e gjimnazeve të Tiranës, të cilët shfaqën talentin e tyre në kërcim, këngë dhe multimedia në një spektakël të jashtëzakonshëm në sheshin ?Skënderbej?. Pas tre muajsh prova, audicione, minispektakle në të gjitha shkollat e kryeqytetit për promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës,

?Tirana Art Fest? shpalli dje në mbrëmje fituesit në disiplinat si këngë, kërcim dhe multimedia. Çmimin ?Shkolla e talenteve? në edicionin e tretë të TAF-it, që përfshiu qindra të rinj jo vetëm brenda qytetit, por edhe në rrethina, shkoi për shkollën e mesme ?Qemal Stafa?.Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti pjesëmarrësit dhe kërkoi prej të rinjve dhe të rejave që edhe në jetën e përditshme të jenë qytetarë model për shoqërinë. Duke shprehur angazhimin e Bashkisë së Tiranës për mbështetjen e rinisë së kryeqytetit, Veliaj tha se Tirana është sot qyteti më i ri dhe më i talentuar i Shqipërisë, ku janë të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen.

Ne do të jemi tifozët tuaj më të mëdhenj, por tani është radha juaj që, përveç se të jeni çuna edhe goca të talentuar, të jeni edhe qytetarë të mirë; që siç dhatë mesazhet për mjedisin, për solidaritet, për personat me aftësi të kufizuar, kështu të vazhdoni gjithë jetën tuaj. Jam shumë krenar për ju dhe Tirana është sot qyteti më i ri dhe më i talentuar i Shqipërisë, këtu janë mundësitë dhe këtu do ndërtojmë të ardhmen tonë.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj
Ai shprehu bindjen se të rinjtë të cilët janë të suksesshëm në këtë moshë, do të arrijnë që në të ardhmen të tregojnë vlerat e tyre dhe të jenë të suksesshëm.

Recommended