Ora News - Ujë për sezonin, task-forca e Lezhës aksion kundër abuzimit në Shëngjin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Furnizimi me ujë është një prej shërbimeve kryesore nga të cilat varet suksesi apo dështimi i sezonit turistik për zonat bregdetare të vendit. Ndaj Ujësjellësi i Lezhës këto muaj të nxehtë ka vënë në fokus të punës përmirësimin në Shëngjin e Tale, dy prej plazhve më të populluara të Bashkisë. Në kuadër të aksionit kundër lidhjeve të paligjshme, 13 subjekte janë kallzuar për abuzime me ujin.

Siguri, pastërti dhe shërbime cilësore janë oferta e këtij sezoni turistik në bregdetin e Lezhës.

Furnizimi me ujë i bregdetit është kusht kryesor për një sezon turistik të suksseshëm, ndaj garantimi i këtij shërbimi është vënë në qendër të punës së Taks-Forcës së Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Lezhë.

Kryeinxhinieri i Petrit Bardhi thotë se puna është përqëndruar tek ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin shpërdarës kryesisht në zonën e Shëngjinit, çka pritet të përmirësojë furnizimin.

Petrit Bardhi: Aksioni ka një muaj që vazhdon dhe do të vazhdojë derin në përfundimin e plotë. Përfundimi i aksionit do të sjellë një përmirësim të madh edhe për qytetin e Shëngjinit.

Gjatë aksionit Kombëtar të Ujit në Ndërmarja e Ujësjellës Kanalizimeve në Lezhë ka kallzuar penalisht 13 persona, ndërsa paralajmëron se dora e hekurt ndaj kujdo që abuzon me ujin, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në rrjetin shpërndarës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/uje-sezonin-task-forca-e-lezhes-aksion-kunder-abuzimit-ne-shengjin

Recommended