Ora News - Deputeti gjerman në Tiranë: Shqipërisë duhet ti hapen negociatat me BE

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Tirana, deputeti gjerman Mark Hauptman deklaroi se Shqipërisë duhet ti happen negociatat me BE-në në qershor.

Në një prononcim per mediat tek Kryesia e Kuvendit pas takimit që pati me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Balla, Hauptman tha se procesi i nisjes së bisedimeve nuk nënkupton përfundimin e reformave por nisjen e tyre.

Hauptman: Siç e dini brenda BE-së ka debate për zgjerimin ose jo të mëtejshëm të BE me Ballkanin Perëndimor. Unë jam i mendimit që ne duhet të fillojmë procesin e negociatave me Shqipërinë, duhet të hapen negociatat me Shqipërinë sepse për ne ky nuk konsiderohet përfundimi i reformave por fillimi i reformave dhe unë do tu sugjeroj kolegëve të mi mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Deputeti gjerman vlerësoi se ka pasur një proces shuëm të mirë të reformave në Shqipëri.

Hauptman: Këtë e kanë parë kolegët e grupit tim parlamentar që kanë vizituar këto ditë Shqipërinë dhe të tjerë do ta shohin në ditët në vijim.Dëshiroj ta mbështes fuqishëm Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugëtimin e tyre në BE, duke kërkuar dhe mbështetjen e kolegëve tanë.

Për Mark Hauptman është e qartë që qeveria shqiptare ka një axhendë reformash, si reforma në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për parandalimin e emigracionit të paligjshëm.

Në këtë aspekt, shtoi ai, Shqipëria është një partner për ne dhe ne duam ta mbështesim në rrugëtimin e mëtejshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/deputeti-gjerman-ne-tirane-shqiperise-duhet-ti-happen-negociatat-me-be

Recommended