Ora News - Meta: Më shumë dialog Serbi-Kosovë, të zgjidhet çështja e emrit me Maqedoninë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Më shumë dialog mes Serbisë dhe Kosovës dhe një zgjidhje sa më e shpejtë e çështjes së emrit të Maqedonisë. Këto ishin dy kërkesat e kreut të shtetit shqiptar, Ilir Meta gjatë fjalës së mbajtur në "mëngjesin e lutjeve"

Ilir Meta: Si një vend ballkanik e dimë mirë se të duash fqinj nuk është aq e lehtë, veçanërisht ku luftra dhe tragjedi kanë ndodhur në të shkuarën jo të largët.

Në dy dekadad e fundit për fat të mirë është dëshmuar se paragjykimet historike, diferencat fetare etnike dhe kulturore mund të kapërcehen dhe ti hapin rrugë mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.

Shqipëria është kthyer në një shembull pozitiv në rajon si një vend që ndërton marrëdhënie shumë të mira me fqinjët. Çdo komb në këtë rajon është dikush shumicë e diku pakicë dhe ne të gjithë e kemi mësuar se e vetmja zgjidhje për të jetuar në paqe dhe harmoni është të respektojmë pakicat dhe të jetojmë të gjithë në një shoqëri e cila bazohet në vlerat më të mira njerëzore dhe europiane.

Paqja dhe siguria janë sot evidente në këtë rajon, por ato janë pranë mundësive historike për të qenë të pakthyeshme, ndaj ne në këto moment sot lutemi për zgjidhjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë sepse kjo do të zhbllokonte procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe do të përshpejtonte integrimin europian jo vetëm të Maqedonisë, por edhe të gjithë rajonit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/presidenti-meta-te-duash-fqinj-nuk-eshte-e-lehte

Recommended