Ora News - Rreth 2 mijë policë për protestën e opozitës, përforcime nga RENEA e FNSH

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit ka përgatitur planin e masave të sigurisë për protestën e paralajmëruar nga opozita në datën 26 maj. Nga burimet jo zyrtare, mësohet se po diskutohet skenari i angazhimit të 1500 efektivave por me opsionin për shtimin e tyre deri në 2 mijë forca për garantimin e rendit në terren.

Burimet e policisë thanë se nisur edhe nga kërkesa e opozitës, e depozituar në Drejtorinë e Tiranës, ku nuk është përcaktuar afati se kur përfundon kjo protestë, edhe plani I masave ka ndryshuar. Autobusët me pasagjerë në hyrjet e Tiranës do të ndalojnë në periferi, ndërsa në ndihmë të Policisë së Tiranës do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, Shkodrës, etj.

Një autoambulancë do të jetë e instaluar pranë zonës së protestës, ndërsa snajperët e RENEA-s dhe Gardës së Republikës do të jenë të pozicionuar në tarracat e godinave përgjatë bulevardit.

Ora News ka mësuar se numri më i madh i forcave do të vendoset pranë kryeministrisë dhe ministrisë së brendshme. Ndërkohë agjentët e policisë kanë nisur punën tashmë për evidentimin dhe mbajtjen në kontroll të personave me precedentë penalë gjatë gjithë kohëzgjatjes së tubimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-dy-skenare-me-2000-efektiva-perforcime-nga-renea-e-fnsh

Recommended