Ora News - Zyrtari amerikan vjen në Tiranë ditën kur opozita është në protestë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vit pas vizitës së Hoyt Brian Yee zëvendës ndihmës sekretari amerikan të shtetit që zgjidhi konfliktin tre mujor mes forcave politike shqiptare, një tjetër zrtar i lartë i këtij niveli viziton Shqipërinë të shtunën në 26 maj, ditën kur opozita ka paralajmëruar protestë.

Kësaj radhe i takon zv/ndihmësit amerikan të shtetit Pete Maroko, të vizitojë Shqipërinë në takimin e 15-të të Europës Juglindore që mbahet në Tiranë për sigurinë rajonale dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Pete Maroko do të jetë në Tiranë dhe Shtudgard ku do të zhvillojë konsultimet me bazat ushtarake EUCOM dhe AFRICOM.

Ende nuk dihet nëse Pete Maroko do të zhvillojë takime të nivelit politik në Shqipëri, duke qenë se vizita e tij kryehet në momentin kur opozita do të jetë në shesh në një protestë të paralajmëruar kundër qeverisë për çështjen Xhafaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zyrtari-amerikan-vjen-ne-tirane

Recommended