Ora News - Çështja “Xhafaj”, opozita bllokoi sërish Komisionet parlamentare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe sot Partia Demokratike e fokusoi debatin në komisionet parlamentare te çështja "Xhafaj", duke sjellë kaos në punën parlamentre. Komisioni i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë ndërprenë diskutimin për më shumë se dy herë, deri sa opozita u largua.

Partia Demokratike bllokoi sot pothuajse të gjithë Komisionet parlamentare, duke e përqëndruar debatin vetëm tek ajo që e quajnë, skandali Xhafaj.

Të organizuar, deputetët demokratë kanë marr pjesë në grup në gjithë Komisionet, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Alibeaj: Ne përfaqësojmë demokratë, socialistë, njerëz që e duan këtë vend që të mos jetë pre e një qeverie, e cila e ka emrin bandë kriminale.Këtë e marrim përsipër.

Manja: Avokati i Popullit është këtu përballë.

Avokatja e Populli, Erinda Ballanca, refuzoi të fliste në Komision me argumentin se ka shumë zhurmë.

Ballanca: Nuk mundem.

Balliu i drejtohet Manjës: Me datë 26 duhet me u përball, po bie sistemi politik Ulsi. Vazhdo fshiu prapë, ik edhe ti.

Manja: Media të dalë jashtë.

Balliu: Ik edhe ti në drejtim të paditur.

E njëjta situatë ishte dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe atë të Shëndetësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ceshtja-xhafaj-opozita-bllokoi-serish-komisionet-parlamentare

Recommended