Report TV - Çështja ‘Xhafaj’/Pjesa e dytë e përgjimeve, Olldashi: Nuk e di nëse është zëri i Agronit

  • 6 years ago
Ka rezultuar një ?flluskë? e vërtetë pjesa e dyët e përgjimeve të çështjes ?Xhafaj? që kishte trumbetuar me të madhe opozita. Përgjimet e reja të paralajmëruara nga PD dhe gazetari Jetmir Olldashi, të cilat u transmetuan mbrëmë, nxjerrin në pah nivelin amatoresk të investigimit dhe ngrejnë tjetër pikëpyetje mbi vërtetësinë e materialit.

Dje në mbrëmje ky material është transmetuar në një televizion periferik dhe nuk ka sjellë asgjë të re, përkundrazi. Pamjet filmike që janë transmetuar tregonin më së shumti dyshemene e një lokali që pretendohej se ishte i Agron Xhafës, por që mund të ishte në çdo cep të Vlorës ose më mirë të themi në çfarëdo vendi në Shqipëri.

Po kështu bisedat e përgjuara mes Albert Veliut, të ashtëquajturit ?Dëshmitari X? ose ?Babalja? dhe disa personave të panjohur në prani të gazetarit Olldashi, për të blerë hashash në sasi të mëdha, jo vetëm që nuk vërtetonin asgjë, por shtonin pikëpyetjet mbi vlerën e dëshmitarit.

Nga gazetari na ishte thënë se ?Babalja? kishte arritur me lehtësi të blinte kanabis, por nga bisedat e transmetuara dukej se asnjë nga personat me të cilët ai kontaktoi nuk kishte ndonjë afrimitet të madh me të, madje edhe hezitonin të flisnin hapur me të.

Këto pjesë të vogla që janë transmetuar dje kanë treguar një investigim të dobët nga ana gazetareske që vë jo vetëm nuk vërteton akuzat e forta që ka ngritur, por hedh hije dyshimi mbi gjithë kauzën e ngritur nga opozia.

Recommended