Report TV - Çështja Xhafaj, Basha: Dëshmitari X është nën terrorin e policisë dhe bandave

  • 6 years ago
TIRANE-Seanca e sotme e Kuvendit është përfshirë nga debate të forta nga opozita. Kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi nga foltorja e Kuvendit largimin e ministrit të Brendshëm, pasi sipas tij ai ka mbrojtur vëllanë nga vuajtja e dënimit. Pas dy ndërprerjeve të seancës dhe paralajmërimit të Ruçit për përjashtim, pasi bllokoi foltoren, Basha u largua nga seanca bashkë me deputetët e tjerë të opozitës.

Lideri i PD nuk i kurseu akuzat edhe për Arta Markun, pasi sipas tij, Agron Xhafaj duhet të ishte ndaluar dhe jo të përcillej me nderime në Itali. Ai akuzoi se policia është vendosur në ndjekje duke terrorizuar dëshmitarin 'X', i cili në përgjimin misterioz të publikuar nga PD, sipas opozitës komunikon me vëllanë e Xhafës. Në fund të fjalës së tij, Basha i kërkoi popullit që të ngrihet në protestë për të rrëzuar qeverinë.

Fatmir Xhafaj duhej të kishte dhënë dorëheqje. Fatmir Xhafaj nuk është këtu sepse është i zënë me diçka tjetër të cilën do ta marrim vesh shumë shpejt. Agron Xhafaj u kap në një operacion ndërkombëtar të zhvilluar nga Italia dhe DEA u mohua për vite me radhë, por u pranua këtë javë nga Xhafaj. Ai është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë 7.2 vite për trafik droge. Agron Xhafaj i ka ikur gjithë këto vite drejtësisë dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë burg. Deri dje ishte në Shqipëri, ishte në Vlorë, është fakt se ndryshoi emrin nga Agron në Geron, është fakt se vijon aktivitetin e tij kriminal në Vlorë. Ai u nis në Itali, jo si shoqëron të ekstraduarit, por me avionin e linjës, as nuk i vendosën prangat, por u përshëndet me qetësi me policët dhe hipi në avion. U përcoll me nderime në Itali. Cfarë fshihet pas kësaj ngjarje, policia duhet ta kishte ndaluar, prokuroria duhet të kishte nisur hetimin. Policia duhet të ndalonte Fatmir Xhafajn pas përgjimit, prokuroria e ka për detyrë të hapë hetim. Policia i është vënë mbrapa dëshmitarit X kur pretendojnë se përgjimi nuk është i vërtetë. Xhafaj është garancia si për trafikun e drogës nga vëllai, por edhe ligji anti-mafia. Duke qëndruar në detyrë, Xhafaj dhe Rama, por e gjithë policia është vendosur në ndjekje të dëshmitarit X, nga e morën vesh këta që thonin se përgjimi nuk është autentik? Agroni është i përfshirë në trafik droge, ndërsa Fatmiri e mbrojti. Prej 72 orësh dëshmitari X është nën presionin e bandave dhe terrorit policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit.

Recommended