Ora News - Alo urgjenca... Vetëm në Tiranë, 400-500 thirrje në ditë për urgjencë mjekësore
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 400 persona telefojnë në ditë në numrin 127 për urgjencat mjekësore, shumica prej të cilave është për sëmundjet kardiake. Pëmes Qendrës Kombëtare të Kordinimit të Urgjencave, Shqipëria po bën përjekjet e saj për të arritur në standardet evropiane për mirëkoordinimin e emergjencave me qëllim mbërritjen e ambulancave në kohë dhe uljen e mortalitetit.

Shqipëria po bën përpjekjet e saj drejt standardeve europiane për emergjencat mjekësore, një ndër sektorët me delikatë.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, bën pritjen e telefonave nga e gjithë Shqipëria në numrin 127.

Ajo është një sallë operative, me staf të trajnuar dhe mjekë që japin rekomandimet e tyre e pacientëve sesi të asistojnë deri në mbërritjen e autoambulancës.

Vetëm për Tiranë mesatarisht në ditë mbërrijne 400-500 thirrje. Ndërsa në të gjithë Shqipërinë numërohen 55 mijë thirrje.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore,Skënder Brataj, thotë se sëmundjet kardiake janë më të shpeshta dhe prevalojnë ndaj sëmundjeve të tjera.

Skënder Brataj: Predominon patologjia kardiologjike e ndjekur nga ajo neurologjike dhe nga trauma.

Në qendër ka ambiente të posaçëm më rast të tragjedive kombëtare, ndërsa sistemi i GPS është në të gjithë vendin për 216 autoambulanca spitalore.

Skënder Brataj: Mekanizmi i kontrollit është 100% dhe kjo na ka sjellë shfrytëzimin maksimal të këtyre mjeteve.

Qendra Kombëtare e Emergjencës Mjekësore ka si qëllim pritjen e telefonave, koordinimin e autoambulancave në rrethe dhe rastet e menaxhimit përmes rekomandimeve të mjekëve.

Nevojë për sistemin shëndetësor është rritja e numrit të ambulancave, pajisja e tyre me të gjithë mjetet dhe aparaturat mjekësore për transportimin e një pacienti si dhe korsitë e dedikuara pasi trafiku vijon të jetë një ndër pengesat për lëvizjen e mjeteve të emergjencave mjekësore.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/alo-urgjenca-vetem-ne-tirane-400-500-thirrje-ne-dite-urgjence-mjekesore
Recommended