Koronavirusi/ Urgjenca Mjekësore: Personeli është trajnuar - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore reagoi pas lajmeve që u përhapën në media se autoritetet shqiptare nuk janë të përgatitura për të përballuar dhe menaxhuar koronavirusin. Përmes një postimi në ?Facebook?, QKUM përgënjeshtroi lajmet dhe shtoi se personeli mjekësor është i pajisur me mjetet e nevojshme. Sipas QKUM, janë kryer edhe trajnime të mjekëve.?Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore, përgënjeshtron lajmin e publikuar në media, se në rastet e rrezikut nga Koronavirusi, personeli mjekësor nuk ka pajisjet e duhura. Një gjë e tillë nuk është e vërtëtë, madje në disa raste të dyshuara, ku personeli është dërguar, ka pasur veshjet e posatshme për të kryer vizitën mjekësore e për të bërë transportimin e personit të dyshuar për analiza të mëtejshme. Madje, jo vetëm kaq, por QKUM në bashkëpunim edhe me ISHP dhe OBSH, ka zhvilluar disa trajnime të të gjithë personelit, veçanërisht ekipet e terrenit të urgjencës paraspitalore, sesi të veprojnë në rastet e dyshuara me Koronavirus dhe se ku mund të marrin të gjitha veshjet dhe pajisjet e duhura për të bëre këto ndërhyrje.?Ishin përfaqësuesit e opozitës ata të cilët gjatë të shtunës ngritën alarmin se Shqipëria nuk ka marrë asnjë masë kundër koronavirusit. Frika u shtua pas dy vdekejeve të para të shënuara në Itali.
Recommended