Report Tv - Tentativa e përdhunimit në Fier, dëshmia e 13 vjeçares: Më mbyllën gojën

  • 6 years ago
?Do të shkoja të shikoja emisionin humoristik ?Portokalli? tek xhaxhai por sapo dola në oborr disa persona më mbyllën gojën, me lidhën dhe me morën me forcë në krahë duke më çuar në shtëpinë që po ndërtohet në anën tjetër të rrugës?.

Kështu mësohet të ketë deklaruar para hetuesve dhe në prani të psikologes 13-vjeçarja që u mor forcërisht dhe u tentua të përdhunohej mbrëmjen e të djelës në një fshat të Bashkisë Roskovec.

E mitura ka shpjeguar se personat që e kanë kryer aktin e rrëmbimit forcërisht të saj kanë qenë tre, ku mes tyre ajo ka njohur edhe dy bashkëfshatarët Jorges Dosti dhe Marjus Çalalamëni, tashmë të arrestuar së bashku me të riun Redon Tereziu nga fshati Vlosh i Roskovecit.

Recommended