Fier, fqinji terrorizon me sëpatë të moshuarit e ju merr 30 mijë lekë, arrestohet, dëshmia e çiftit

  • 3 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Pishë të Fierit, ku një çift të moshuarish kanë rënë prej e një grabitje. Për ngjarjen u arrestua një 47-vjeçar, i cili me një sëpatë në dorë ka thyer derën e banesës së çiftit të moshuar dhe u ka vjedhur atyre 30 mijë lekë.

Vjedhja ka ndodhur në orën 23:20, ku 47-vjeçari Pajtim Dhana është futur me forcë duke thyer fillimisht xhamin me sëpatë dhe më pas hapur derën e banesën ku jetonin të moshuarit Vangjel dhe Athina Prifti, të cilët kishin rënë për të fjetur gjumë. Ishte zhurma e fortë për të shqyer derën që ngriti dhe i terrorizoi të moshuarit në mes të natës.

Grabitësi Pajtim Dhana, 47 vjeç, është një person me precedent penal, i cili ka qenë disa herë i arrestuar dhe se para një javë kishte dalë nga burgu. Të moshuarit shprehen se ai nuk i dhunoi, por i terrorizonte gjatë gjithë kohës me sëpatë në dorë, deri sa ata i dhanë ato pak para që kishin në shtëpi.

Nën kërcënimin e sëpatës dhe pre ka arritur të marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar, duke u fshehur në një banesë po aty në atë lagje.

Në dëshminë e dhënë për Report Tv, çifti i të moshuarve shprehen se e njohin autorin, i cili ishte i pamaskuar dhe banon 50 metra lart shtëpisë së tyre.  

Pas ngjarjes, të moshuarit kanë lajmëruar policinë,e cila ka bërë të mundur arrestimin e  47-vjeçarit, i cili do të përballet në gjykatë me veprat penale "Vjedhje me dhunë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Gjatë arrestimit, atij iu sekuestruan paratë e vjedhura si dhe sëpata me të cilën kërcënonte të moshuarit.

Recommended