Rudina - Historia tronditese e perdhunimit te 15-vjeçares nga roja i shkolles! (1 Qershor 2020)

  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #AltinHazizaj #ErmalVija #AulonaMusta #DenisaDaka

Një histori e tmerrshme përdhunimi është ajo që i ka ndodhur së miturës vetëm 15 vjeç nga Tirana. Të shtunën që lamë pas policia bëri të ditur se ish-roja i një shkolle në Tiranë, Abaz Doku, ka shantazhuar e më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 15-vjeçare. Mësohet se ai e kërcënonte të miturën duke I thënë se ishte në dijeni të lidhjeve të mëparshme të saj.

Përndjekja dhe ngacmimet vijuan për një vit dhe kulmi kishte arritur kur 65-vjeçari kishte shkruar emrin e saj në murin e pallatit ku ajo banon me familjen e saj. Pas shantazheve të shumta, vajza është dorëzuar dhe 65-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të duke xhiruar gjithçka me telefonin e tij. Videon mësohet t?ia ketë shpërndarë përmes rrjeteve sociale, fqinjit të tij 20 vjeçar dhe dy adoleshentëve të tjerë 15 dhe 16 vjec, të cilët  kanë abuzuar seksualisht me të miturën. Këta të fundit kanë shantazhuar vajzën përmes videos intime që iu dha ish-roja I shkollës.

Në këtë mënyrë ata arritën të kryenin marrëdhënie seksuale me dhunë me 15-vjeçaren. Njësoj si ish-roja I shkollës, edhe 3 të rinjtë filmuan me celular  aktin seksual me vajzën me qëllim për ta shpërndarë tek persona të tjerë. Por ky veprim u parandalua falë ndërhyrjes së policisë, që bëri të mundur arrestimin e ish-rojes së shkollës dhe tre të rinjve.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended