Report TV - Sali Lushaj dhe “Stresi” në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Xhafës

  • 6 years ago
Ka nisur nën thirrjet ?Rama ik, Xhafaj ik, poshtë policia? protesta e sotme e opozitës në mjediset e jashtme të ministrisë së Brendshme.

Protestuesit janë mbledhur në pedonalen pranë ministrisë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit, pas një materiali të shfaqur dje nga PD, që pretendon se implikon vëlklain e ministrit në trafikun e drogës.

 Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, përmes një letre publike deklaroi sot se do t?u dorëzohet autoriteteve italiane për të vuajtur një dënim të dhënë ndja tij në Itali.

Ndër protestuesit më aktivë në këtë tubim kanë qenë edhe ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj si dhe djali i tij, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e tij artistik ?Stressi?.

Sali Lushaj është i njohur për praninë e tij në protestat e dhunshme. Ai ka qenë ndë rmë aktivët e grushtit të shtetit më 1998. Lushaj ishte shfaqur edhe në protetsën e kalimashit, ku u dogjën pikat e kalimit nga protestuesit.

Recommended