Ora News - Shqipëria dhe Serbia firmosin marrëveshje bashkëpunimi për turizmin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Turizmi në rajon do të ofrohet si një ofertë e përbashkët për vendet aziatike. Pas firmosjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Sebisë në fushën e turizmit, Ministri Klosi me homologun serb u shpreh të angazhuar për paketat e përbashkëta turistike të rajonit për vendet aziatike.

Shqipëria dhe Serbia kanë firmosur marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit. Memorandumi midis dy vendeve, parashikon promovimin e përbashkët të turizmit mes Shqipërisë e Serbisë, programe arsimore, aftësimi profesional të personelit, si dhe studime dhe projekte kërkimore në fushën e turizmit.

Pak kësaj marrëveshje dypalëshe, Ministri Klosi dhe homologu i tij serb Rasim Laji? shprehen vullnetin për oferta të përbashkëta rajonale me qëllim tërheqjen e sa më shumë turistëve.

Klosi: Shpresoj shumë që ky aktivitet i përbashkët i nisur nga tur operatorët për shkëmbimin e eksperiencave dhe paraqitjes së ofertave të përbashkëta të gjejë mbështetjen e administratave tona publike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiperia-dhe-serbia-firmosin-marreveshje-bashkepunimi-turizmin

Recommended