Ora News - Barazimi me Kukësin, Lika: Djemtë dhanë maksimumin, hap i mirë për Europën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Luftëtari mori një pikë me mjaft vlera në fushën e Kukësit, pasi gjirokastritët arritën të "sfumonin" rezultatin e pjesës së parë. Një pikë që kënaq dhe trajnerin e bluzijve, Hasan Lika që pas ndeshjes deklaroi:

Pikë e rëndësishme për Europën?

Siç shkuan gjërat në pjesën e parë, natyrisht që morëm një rezultat të mirë. Një hap i mirë për Kupat e Europës, pasi morëm një barazim me vlera në Kukës.

Mbrojtësit e Luftëtarit ishin fokusuar te Guri, por golat i shënoi dikush tjetër..

Nuk ishim të gatshëm për atë që bëri kundërshtari, por Jakovljeviç që kishte probleme me gjurin, por dhe Beqiri që u dëmtua, na penalizuan në qendrën e mbrojtjes. Më pas rregulluam edhe mbajtjen e topit.

Do e mbani vendin e tretë?

Nëse marrim rezultate pozitive, kemi dhe ndeshje në fushën tonë, do shpresojmë për Europën. Tani na janë afruar edhe kundërshtarët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/barazimi-me-kukesin-lika-djemte-dhane-maksimumin-hap-i-mire-europen

Recommended