Report TV - Aksident në Kukës, makina del nga rruga dhe përmbyset, plagosen 3 persona

  • 6 years ago
Një aksident rrugor ka ndodhur sot pranë Urës së Drinit në dalje të qytetit të Kukësit. Automjeti me targa AS 068 HT ka dalë nga rruga dhe është përmbysur rreth 5 metra poshtë rrugës, ku për pasojë janë lënduar tre persona.

Të tre personat e aksidentuar janë nga Lezha, Aleksandwr Tanushi, 34-vjeç, Fatjon Bregu, 25-vjeç, Mark Tanushi, 27-vjeç, ndërsa mësohet se ndodhen në spitalin e Kukësit jashtë rreziku për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit.

Recommended