Report TV - Rruga Shishtavec-Kukës nën mëshirën e fatit, shoferët: Hasim vështirësi, paguajmë taksa

  • 6 years ago
Rruga Shishtavec-Kukës ka mbetur nën mëshirën e fatit, pasi në të gjithë gjatësinë e saj ka probleme të shumta, si gropa dhe rrëshqitje të mëdha, të cilat herë pas here bllokojnë rrugën për orë të tëra.

Firmës që mirëmbante rrugën i ka kaluar afati, ndërsa që prej dhjetorit, banorët e zonës së Shishtavecit ecin me frikë nga të papriturat që hasin në këtë aks rrugor.

Rruga Kukës-Shishtavec ka kushtuar rreth 28 milionë dollarë, por ajo ka mbetur në mëshirë të fatit. Gropa të mëdha, muret mbrojtëse nga rënia e gurëve, por edhe shembjet që janë bërë në mjaft pjesë të saj, e kanë kthyer këtë aks rrugor të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve.

Recommended