Report TV - Ekstradimi i Izet Haxhisë, mbërrin në Turqi kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë

  • 6 years ago
Nisin zyrtarisht procedurat për ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia, i cili konsiderohet si dëshmitari kyç në vrasjen e Azem Hajdarit 20 vite më parë. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë ka mbërritur në rrugë diplomatike në ambasadën shqiptare në Ankara dhe pritet që t'u dorëzohet autoriteteve turke. Do jetë ministri turk i drejtësisë ai që do vendosë për fatin e ish-truprojës së Sali Berishës, për të cilin një ditë më parë u raportua se do dilte sot përpara gjykatës turke, por një gjë e tillë mbetet e pakonfirmuar.

'Përshpejtoni procedurat e ekstradimit'
Në shkresën drejtuar autoriteteve turke, cila mban firmën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kërkohet përshpejtimi i procedurave në një kohë sa më të shpejtë. Nëse drejtësia turke pranon kërkesën, atëherë sipas afateve ligjore, Izet Haxhia pritet të mbërrijë në Shqipëri në fund të muajit maj

Recommended