Ora News - Reforma e ujit, Gjiknuri: Deri tani janë mbledhur 9 mln euro të ardhura

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre muaj pas nisjes së aksionit për reformën e ujit ministri Gjiknuri ka bërë me dije se janë mbledhur 9 mln euro. Duke folur në analizën vjetore të Agjensisë së Ujësjellës-Kanalizimeve kreu i MIE tha se duhet të instalohen edhe 300 mijë matësa ndërsa paratë e mbledhura do përdoren për shlyerjen e borxhit ndaj OSHEE. Kreu i Agjensisë së Ujsjellës ?Kanalizimeve u shpreh se gjatë 2017 situata e borxheve ka qenë mjaft e rënduar.

Që prej 1 shkurtit kur nisi edhe aksioni në sektorin e ujsjellës-Kanalizimeve janë arkëtuar 9 mln euro. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se ka ende punë për tu bërë pasi duhet që të instalohen edhe 300 mijë matësa të tjerë për të pasur nën kontroll situatën.

Gjiknuri u bëri thirrje bashkive që të përmirësojnë punën në kuadër të aksionit ndërsa theksoi se të ardhurat e mbledhura nga aksioni do të përdoren për shlyerjen e borxhit të OSHEE si fillim.

Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës ?Kanalizimeve u shpreh se reforma ishte e domosdoshme në një kohë që ky sektor ishte i përfshirë në borxhe dhe arkëtime të ulta të detyrimeve.

Qytetet që kanë performuar më pozitivisht në kuadër të aksionit janë Durrësi dhe Tirana dhe sipas ministrit mbështetja nga qeveria do të jetë më e lartë për këtë kategori.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/reforma-e-ujit-gjiknuri-deri-me-tani-jane-mbledhur-9-mln-te-ardhura

Recommended